Walter Gropius (1883 – 1969) ishte një arkitekt gjerman dhe themelues i Shkollës Bauhaus, i cili, së bashku me Alvar Aalto, Ludwig Mies van der Rohe, Le Corbusier dhe Frank Lloyd Wright, vlerësohet gjerësisht si një nga mjeshtrat pionierë të arkitekturës moderniste.

Për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi sjellë një koleksion të thënieve më të bukura të këtij arktitekti të madh. Siç është traditë tashmë, ne presim të na thoni cilën prej tyre pëlqyet më së shumti.

Nëse kontributi juaj ka qenë jetësor, gjithmonë do të dalë dikush që do ta nisë atje ku e keni lënë, dhe ky do të jetë premisa juaj për pavdekësi.

Arkitektura fillon atje ku mbaron inxhinieria.

Specialistët janë njerëz që përsërisin gjithmonë të njëjtat gabime.

Vetë arti nuk mund të mësohet, por mjeshtëria mundet. Arkitektët, piktorët, skulptorët janë të gjithë mjeshtër në kuptimin origjinal të fjalës.

Mendja është si një çadër – funksionon më mirë kur është e hapur.

Një arkitekturë moderne, harmonike dhe e gjallë është shenja e dukshme e një demokracie autentike.

Parimi ynë udhëzues ishte që dizajni nuk është çështje intelektuale dhe as materiale, por thjesht një pjesë integrale e gjërave të jetës, e nevojshme për të gjithë në një shoqëri të civilizuar.

Kufizimet e bëjnë mendjen krijuese krijuese.

Bauhaus lufton imitimin, mjeshtërinë inferiore dhe diletantizmin artistik.

Ne duam të krijojmë ndërtesa thjesht organike, duke buruar nga ligjësitë e saj të brendshme, pa të pavërtetat ose zbukurimet.

Shoqëria ka nevojë për një imazh të mirë të vetvetes. Kjo është puna e arkitektit.

Njeriu ka evoluar një marrëdhënie të ndërsjellë me natyrën, por fuqia e tij për të ndryshuar sipërfaqen e saj është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme sa që kjo mund të bëhet një mallkim në vend të një bekimi.

Një nga arritjet e jashtëzakonshme të teknikës së re konstruktive ka qenë heqja e funksionit ndarës të murit.

Përgjegjësia më e madhe e planifikuesit dhe arkitektit, besoj, është mbrojtja dhe zhvillimi i habitatit tonë.

Le të krijojmë së bashku ndërtesën e re të së ardhmes, e cila do të jetë gjithçka e brendashkruar në një formë: arkitektura dhe skulptura dhe piktura.

Vetëm puna që është produkt i detyrimit të brendshëm mund të ketë kuptim shpirtëror.

Arkitektë, skulptorë piktorë, të gjithë duhet t’i kthehemi zanateve! Arti nuk është një ‘profesion’. Nuk ka asnjë ndryshim thelbësor midis artistit dhe mjeshtrit. Artisti është një zejtar i lartësuar.

Arkitektura e mirë duhet të jetë një projeksion i vetë jetës dhe kjo nënkupton një njohuri intime të problemeve biologjike, sociale, teknike dhe artistike.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re