Disa ekspertë pohojnë se na duhen vetëm 1/10 të sekondës për t’i lënë përshtypje dikujt. Për të krijuar një përshtypje të mirë për një punëdhënës të ardhshëm, kjo është një kohë shumë e shkurtër dhe madje qesharake. Sidoqoftë, mund të përgatiteni për një intervistë paraprakisht, në mënyrë që të dukeni shkëlqyeshëm në këtë ditë të rëndësishme dhe të dini si të paraqiteni në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ne i duam lexuesit tanë dhe dëshirojmë ta bëjmë procesin e kërkimit dhe të fituarit të një pune sa më të thjeshtë. Ja pse ne po ju paraqesim një listë të gabimeve tipike që njerëzit bëjnë përpara dhe në fillim të intervistave për punë.

Gabimi i parë: Përdorimi i parfumeve me erë të fortë (edhe nëse ju pëlqejnë ato)

© J. Sibiga Photography / Flickr © Ake / Rawpixel

Shkencëtarët pretendojnë se 30% e njerëzve e urrejnë erën e fortë, dhe nuk ka rëndësi nëse është erë e parfumit të shtrenjtë francez, e cigareve të lira apo djersës. Njerëzit shumë të ndjeshëm madje mund të kenë dhimbje koke, të përziera dhe mund të kenë edhe një ndjesi djegieje në sy.

Po sikur punëdhënësi juaj i ardhshëm të jetë një nga ata njerëz? Pse të rrezikojmë?

Në mënyrë që të mos i mbani larg njerëzit e tjerë me erën tuaj, duhet t’i bëni disa gjëra të thjeshta:

  • Mos përdorni parfum dhe locion me erë të fortë në të njëjtën kohë. Disonanca e aromave mund t’i bezdisë njerëzit.
  • Nëse keni spërkatur pak parfum dhe ka një njollë të lagur në lëkurën tuaj, kjo do të thotë që keni vendosur shumë dhe njerëzit përreth jush do të vuajnë.
  • Para një interviste pune, mos hani ushqime me aromë të fortë, si ton, vezë të ziera ose qepë.

Gabimi i dytë: TV një natë më parë

© PLAN B ENTERTAINMENT / Album / EAST NEWS

Sot, është e vështirë të imagjinohet një jetë pa smartphone ose laptop, por para një interviste pune, është më mirë t’i harroni ato. Kjo për shkak të dritës blu që ekrani i pajisjes tuaj lëshon. Kohët e fundit, mjekët zbuluan se drita që lëshohet nga pajisjet ka një efekt negativ në shikimin tonë, shkakton pagjumësi, dhe në raste të rralla, madje edhe depresion.

Një person që ka rrathë të errët poshtë syve për shkak të mungesës së gjumit nuk mund të lërë një përshtypje të mirë. Gjithashtu, mungesa e gjumit do të ngadalësojë procesin tuaj të të menduarit, dhe ju nuk do të jeni në gjendje t’u përgjigjeni pyetjeve saktë dhe shpejt. Pra, për të bërë një gjumë të mirë gjatë natës, mos lexoni lajme dhe mos shiko ndonjë shfaqje një natë më parë.

Gabimi i tretë: Përpjekja për të magjepsur një punëdhënës

© The Ugly Truth / Lakeshore Entertainment

Një drejtuese me përvojë 20 vjeçare, Susan P. Joyce, bëri një listë të pyetjeve që mund të prishin reputacionin e një punëkërkuesi. Një nga gabimet më të këqija që mund të bëni është të përpiqeni të flirtoni me një përfaqësues ose dikë tjetër në zyrë.

Kur jeni në pritje të intervistës, nuk duhet të pyesni njerëzit e tjerë për statusin e tyre martesor ose të kërkoni një filxhan kafe. Punëdhënësi do të mendojë se kjo nuk është një intervistë pune për ju, por thjesht një aventurë romantike.

Katër: Diskutimi i temave personale dhe tregimi i historisë së jetës tuaj

© Depositphotos

Rekrutuesit me përvojë rekomandojnë të jeni miqësorë, por jo edhe shumë miqësorë. Mos filloni të flisni për aventurat e fundjavës së kaluar, gabimet tuaja të së kaluarës, për të afërmit tuaj, apo të tregoni fotot e fëmijëve tuaj ose të kafshëve shtëpiake.

Ju nuk mund ta dini se si do të reagojë punëdhënësi ndaj tregimeve tuaja (mbase edhe qesharake) – po sikur të mos i pëlqejnë macet? Është më mirë të përqendroheni në cilësitë tuaja profesionale dhe t’i lini të gjitha gjërat tuaja personale për miqtë tuaj.

Pesë: Nuk merrni me vete një shishe ujë ose lëng

© DayronV / Pixabay © AdinaVoicu / Pixabay

Para se të dilni nga shtëpia, vendosni në çantën tuaj një shishe me ujë ose diçka tjetër për të pirë. Gjatë intervistës, ju mund të nervozoheni dhe mund të dëshironi të pini diçka, kështu që uji do të vijë i dobishëm.

Për më tepër, nëse kërkoni leje për të pirë ujë, kjo mund të shkëpusë rekrutuesin dhe intervista nuk do të shkojë ashtu siç e keni planifikuar. Gjithashtu, buzët e thata mund t’ju bëjnë të dukeni të lodhur ose të sëmurë.

Gjashtë: Lejoni që t’ju pushtojnë emocionet dhe djersiteni sikur të jeni në një sauna

© roungroat / Rawpixel

Pëllëmbët e djersitura, një T-shirt e lagur dhe një ballë që shkëlqen nga djersët – këto janë makthi i çdo kandidati për një vend pune. Jo vetëm që nuk është tërheqëse por njerëzit e djersitur lënë edhe përshtypje të keqe. Njerëzit mund të mendojnë se jeni shumë nervoz ose nuk jeni të sigurt. Ose, edhe më keq, se po fsheh diçka.

Në mënyrë që të dukeni mirë, pini pak ujë të ftohtë – kjo do të ulë pak temperaturën e trupit tuaj. Dhe mos harroni të merrni disa Kleenex në mënyrë që të mos i fshini pëllëmbët e djersitura në pantallona (kjo gjest i vështirë do të vihet re patjetër).

Gabimi № 7: Përdorimi i një e-maili ose nofke joprofesionale

 

© Freepik

Emri i adresës së postës elektronike duhet të lidhet drejtpërdrejt me emrin tuaj. Kjo e bën më të lehtë për rekrutuesin t’ju identifikojë dhe, gjithashtu, pseudonimet e papërshtatshme mund t’i bëjë ata të mendojnë se jeni joprofesional (edhe nëse nuk jeni).

Ky rregull funksionon edhe për intervista me punë në distancë (për shembull përmes Skype). Emri i përdorur duhet të jetë i lehtë për tu lexuar dhe nuk duhet të ketë asgjë fyese në të.

Tetë: Përdorimi i një fjale që ju bën të dukeni më të dobët

Shumë njerëz e dinë që nuk duhet të thonë, “Më fal” gjatë gjithë kohës sepse kjo shprehje i bën ata të duken të dobët dhe të pasigurt në sytë e të tjerëve. Por gjithashtu, ka edhe një fjalë tjetër që ul statusin tuaj shoqëror.

Fjala thjesht i jep të gjitha avantazhet personit me të cilin po flisni. Fraza të tilla si “Doja thjesht t’ju pyesja” ose “Doja thjesht t’ju sqaroja” ju bëjnë të dukeni sikur po kërkoni falje për diçka edhe pse nuk keni bërë asgjë të gabuar.

Nëntë: Sjellja e kafesë në një filxhan plastik

© David Bares / Pexels © Pixabay / Pexels

Edhe nëse jeni një adhurues i madh i kafesë, mos e merrni kafenë tuaj me vete. Kjo vetëm sa do t’ju tërheqë vëmendjen: kur pini, mund të mos dëgjoni apo mund të mos mund t’i përgjigjeni një pyetje apo duart tuaja mund të jenë të zëna.

Është më mirë të merrni më shumë kartëvizita, një kopje të CV-së tuaj tuaj në rast se punëmarrësi nuk mund t’i gjejë ato.

Dhjetë: Nuk sistemoni rrëmujën në çantën tuaj

© Depositphotos

Një ditë para intervistës së punës kontrolloni përmbajtjen e çantës tuaj dhe hiqni të gjitha gjërat e panevojshme. Do të jetë e turpshme nëse po përpiqeni të merrni një kopje të CV-së tuaj ose diçka tjetër dhe aksidentalisht të tërhiqni çelësat ose krëhërin tuaj të flokëve, të ngatërruar në telat e kufjeve. Për më tepër, kjo rrëmujë thjesht i tregon punëdhënësit që ju jeni një person i çorganizuar, dhe kjo nuk është aspak diçka e mirë.

Njëmbëdhjetë: Pirja e pijeve me kafeinë pak para intervistës

© Free-Photos / Pixabay © congerdesign / Pixabay

Ushqimet dhe pijet që përmbajnë kafeinë mund të prishin intervistën tuaj në punë. Së pari, adrenalinë e tepërt futet në rrjedhën tuaj të gjakut që mund t’i bëjë pëllëmbët e duarve të djersitin dhe duart tuaja të dridhen.

Dhe së dyti, kafeja është diuretik dhe laksativ. Ne e dimë që tifozët e kafesë nuk mund të jetojnë pa pijen e tyre të preferuar, por prap ne ju inkurajojmë që të bëni pushim nga kafeja përpara një interviste të rëndësishme për punë.

Dymbëdhjetë: Nuk korrigjoni CV-në tuaj përpara se ta dërgoni

© Rawpixel

Në realitet, edhe njerëzit më të arsimuar bëjnë gabime. Kur dërgoni një CV, nuk janë gabimet tipografike ata që dëmtojnë përshtypjen për kandidatin, është fakti që ata nuk u interesuan as ta kontrollonin atë për herë të dytë. Kjo mund të merret si pakujdesi.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re