Deputetja e Partisë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha, Orjola Pampuri ka reaguar pas deklaratës së deputetit të Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi në News 24, ku tha se nëse nuk ka konsensus për  “Zgjedhoren”, do veprojë mekanizmi i  84 votave.

Ajo shkruan se nuk është PD ajo që nuk e do Reformën Zgjedhore, por ata që i tremben listave të hapura dhe votës së shqiptarëve.

Deputetja  shton se vetëm një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-së do të jetë efektive dhe e mirëpritur nga të gjithë.

Pampuri thekson se rekomandime e partnerëve ndërkombëtarë janë të qarta për një reformë me partitë e interesuara dhe të përgjegjshme politike dhe jo për blerjen e votave nga segmentet opozitare për të arritur numrin 84.

Postimi i plotë:

Nuk është PD ajo që nuk e do Reformën Zgjedhore, por ata që i tremben listave të hapura dhe votës së shqiptarëve.

Vetëm një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-së do të jetë efektive dhe e mirëpritur nga të gjithë.

Rekomandimet e partnerëve ndërkombëtarë janë të qarta për një reformë me partitë e interesuara dhe të përgjegjshme politike dhe jo për blerjen e votave nga segmentet opozitare për të arritur numrin 84.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re