Banorët e Laprakës kanë vijuar protestat e tyre të cilat tashmë mbahen pothuajse çdo mbrëmje në zonën ku janë projektuar të shemben shtëpitë e tyre të cilat sipas projektit, janë pengesë për ndërtimin e Unazës së Madhe.

Protesta e tyre bëhet për faktin se nuk janë kontaktuar nga asnjë prej autoriteteve për të bërë të mundur nënshkrimin e një marrëveshje sa i përket dëmshpërblimit me vlerë tregu në mënyrë që asnjë prej familjeve të mos mbetet në qiell të hapur.

Sipas banorëve janë rreth 700 banesa të cilat janë projektuar për t’u shembur dhe shqetësues ishte fakti që asnjë prej deputetëve të opozitës nuk ishte paraqitur për t’i mbështetur. Gjatë fjalës banori i zonës tha se në Shqipëri nuk ka as opozitë pasi sipas tyre Lulzim Basha është “blerë” nga Edi Rama.

Banori i zonës: “Ku je o ti bukurosh i lëvizjes Mjaft, ti ke pas qëllim për të rrjepur popullin , prandaj të mori ky i gjati të futi, ndaj krijove “99” hajde jepu përgjigje banorëve mos e lër për ditën e fundit sepse do të keni probleme të tjera, ne nuk do të pyesim pastaj për Kushtetutën. Kemi 30 vite që banojmë këtu dhe paguajmë taksën dhe sot vini ju se thoni që shtëpinë e keni me letra. Pse nuk erdhi qeveria që të na thoshte mos ndërto, ju nuk keni të drejtë, ejani ulemi dhe diskutojmë kemi 5 muaj s’di ku jemi. Vendosni dëmshpërblimet, jepni lekët popullit shqiptar. Nuk ka opozitë. Rama e ka blerë Lulzim Balluken, ai ka vlera falre ka halle si të bëjë vila, Ore lulzim dil pse nuk flet për këtë popull si i bërë 4 vila që rri në opoiztë, je bashkëpunotor me Edi Ramën. Shkove i ke prerë në besë edhe ata të Astirit, ne nuk duam gjakderdhje por nëse nuk na jepet zgjidhje do të bëjmë gjakderdhje”

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re