Ka hyrë në ditën e dytë greva e urisë së naftëtarëve të Ballshit.

Grevistët kanë paralajmëruar se nuk do të heqin dorë nga kauza e tyre.

“Nëse nuk na plotësojnë kushtet do të vdesim këtu. Nuk kemi si të kthehemi në shtëpi duar bosh. Çfarë do t’i çojmë fëmijëve, duan të hanë”, -thanë grevistët.

Ndërkohë, kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj, tha se ata kanë ofruar zgjidhjen e tyre.

“Greva është hera e dytë që ndodh. Ne ofruam kompromisin tonë, por askush nuk është ofruar zgjidhje. Pse nuk nisi puna në rafineri?

Aq me tepër u prononcua dhe vet ministrja se kjo çështje do të zgjidhej. Ne jemi për kompromis. Nuk ka pasur asnjë vizitë, përveç gazetarëve,” u shpreh Dautaj.

Kujtojmë se dje naftëtarët pasi u mblodhën para Rafinerisë së Ballshit, punonjësit vendosën që të përshkallëzojnë veprimet e tyre, ndërsa iu drejtuan gresës së urisë. Në këtë grevë urie janë dhjetë naftëtarë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re