Fax News ka biseduar sot me drejtuesit e mjeteve të transportit ndërqytetas, të cilët po përballen me rritjen e çmimit të karburanteve, që sipas tyre do të pasojë dhe me rritjen e çmimit të biletës.

Drejtuesit e disa prej linjave, shprehen se duhet të veprojnë shpejt për rritjen e çmimeve, pasi në të kundërt do të duhet të shpallin falimentin.

“Kemi linjën Durrës-Tiranë, për momentin bileta është 1 mijë e 500 lekë, po do të na duhet ta rrisim, për shkak se nuk mbulojmë dot kostot. Duke logjikuar pak edhe pjesën e njerëzve që janë të dobët ekonomikisht, e kemi mbajtur çmimin njësoj.

Por do të na duhet që ta rrisim, për shkak se rritja ishte e papërgatitur, shkoi dikur 1 mijë lekë më shumë për litër, brenda 10 ditëve.

Ne kemi linjën përditë dhe ka më pak qytetarë, ndikojnë shpenzimet apo jo nuk e dimë. Bileta pritet që të rritet me 500 lekë të vjetra”, shprehet një prej drejtuesve të mjeteve që bëjnë rrugën Tiranë-Durrës.

“Ne bëjmë linjën Tiranë-Laç, deri tani bileta ka qenë 2 mijë lekë, pritet që të shkojë deri në 3 mijë lekë, rritja ka qenë ‘crazy’, deri në 295 lekë për litër, sot në mëngjes e kishin ndryshuar prapë, jemi drejt falimentimit në rast se nuk e kemi rritur çmimin”, shprehet një tjetër.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re