Kandidatja demokrate, Grida Duma ka shpërthyer ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si një person që qeveris në mënyrë ordinere!

“Më vjen keq i denigrojnë gratë dhe i bën të shpërdridhen në fjalë, sepse nuk thotë dot të vërtetën e vet.

Modeli në Shqipëri është i trafikantit, i atij që ka makina të forta dhe më pas futen në parlament.

PS nuk duhet të dalë në fushatë se është në pushtet, është turp.

PS duhet të tregojë se fushata e saj është puna, por nëse PS mbush restorantet dhe lë universitet bosh, nuk është në pushtet, por është ‘push’ në këtë rast.

Në Shqipëri, nëse nuk shan, nëse je normal, je i respektueshëm, je njeriu që nuk bën për Shqipërinë tonë.

Nëse je ordiner, qeveris në mënyrë ordinere”, deklaroi Duma në “Breaking” në Top News.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re