Deputeti i PS-së, Erion Braçe është shprehur se shoqëria që do të licencohet për prodhimin e kanabisit mjekësor duhet të ketë një partner të huaj që zotëron 51% të aksioneve.

erion brace

Sipas tij, nëse kjo kompani e huaj duhet të jetë me garanci financiare e ligjore, si edhe duhet të ketë një licencë eksporti në vendet e BE apo edhe më gjerë se sa aq.

“Ky ligj nuk lejoj konsumimin brenda tregut vendas, sa kohë e ndalon e vetmja mundësi ekonomike është eksporti. Duhet të fokusohet gjithçka tek eksporti”, tha ai në Komisionin për Ekonominë dhe Financat

Erion Braçe: “Veprimtaria e kultivimit, prodhimit, shitjes, konsumimit, të kanabisit në jetë vend është veprimtari kriminale dhe mbetet e tillë.

Dërgojini mesazh tolerancë zero personave që kultivojnë kanabis.

Farat e kanabisit mbahen edhe në portofol, kontrolli i tyre nuk është i vështirë por jo i pamundur.

Mendoj se mesazhi duhet të jetë i qartë, ky ligj synon të ndërtojë një veprimtari ekonomike, e cila do jetë e kontrolluar e kufizuar dhe e shtrënguar për të respektuare ligjin deri në fund.

Shoqëria që do të licencohet duhet të ketë një partner që zotëron 51% të aksioneve i cili do të jetë i huaj me garanci financiare e ligjore, që duhet të ketë pjesë përbërëse një licencë eksporti në vendet e BE apo edhe më gjerë se sa aq.

Ky kriter që është kaq shtrëngues dhe garantues që në këtë vend mos të ndodhë ajo që verifikohet si dështim i qartë në Maqedoni apo mund ta kthejë këtë veprimtari ekonomike në prodhim dhe depozitim të këtyre dy llojeve të kanabisit mjekësor në vend. Nëse ky produkt nuk tregohet jashtë këtij vendi atëherë kjo ekonomi ka dështuar, të jemi të qartë.

Ky ligj nuk lejoj konsumimin brenda tregut vendas, sa kohë e ndalon e vetmja mundësi ekonomike është eksporti. Duhet të fokusohet gjithçka tek eksporti.

Kërkoj që kjo veprimtari të jetë e kufizuar në territor. Kanabisi duhet të jetë me mbetje nën zero.”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re