Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nëse paraqitet një dokument i vetëm që vërteton akuzat për shpalljen e tij non grata “ju them mirupafshim”.

Berisha: “Po qëndroj me një motivacion maksimal kundër një padrejtësie që ka në bazë korrupsionin transnacional shqiptaro-ndërkombëtar, po qëndroj më i motivuar se kurrë ndaj një përpjekje për të shkatërruar opozitën shqiptare.

Asgjë nuk më impresionon mua, jo, fare. Nëse një dokument i vetëm paraqitet, ju them mirupafshim. Asgjë nuk pranoj unë mbi bazë shpifje, trillime të ulta mafioze, që kanë në bazë korrupsionin politik, monetar, korrupsionin erotik. Kemi të bëjmë me një vijë të kuqe që nuk e tejkaloj.

Do të vazhdoj përpjekjen e kësaj beteje derisa të bind shqiptarin e fundit se vendi do të ketë një opozitë të pavarur, se korrupsioni trans nacional është një rrezik madhi kombëtar për demokracinë dhe ekzistencën e kombit shqiptar.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re