Si ndikojnë në shëndet dy kafe në ditë Do t’i trajtojmë edhe anët e mira edhe ato të këqija që vinë nga përdorimi i kafesë, tashmë të pandashme nga përditshmëria e shumë prej jush.

Siç edhe jeni mësuar ta dëgjoni, kafeja përmban kafeinë, e cila është një nxitës dhe mund të shkaktojë çrregullime gjumi. Në një studim të ri, hulumtuesit kanë gjetur se pirja e kafesë ka lidhje me një jetë më të gjatë.

Studimi, i prezantuar në Shoqërinë Evropiane të Kardiologjisë, gjeti se njerëzit të cilët pinë deri në katër filxhanë kafe ose më shumë në ditë, janë më pak të rrezikuar nga vdekja sesa ata të cilët nuk pinë kafe.

Gjatë një studimi 10 vjeçar, që morën pjesë 20 mijë pjesëmarrës, shkencëtarët ishin në gjendje që të kontrollonin shëndetin e tyre për të nxjerrë këto përfundime.

Ata të cilët konsumuan sasi të mëdha të kafesë, kishin 64% më pak gjasa për të vdekur nga ndonjë shkak krahasuar me ata të cilët thanë se nuk pinë kurrë kafe.

.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re