Kryeministri Edi Rama tha se nëse Partia Socialiste do të kishte drejtuar vendin në mënyrë të pandërprerë që në 1992, Shqipëria sot do të ishte në Bashkimin Evropian.

Nga një takim me të rinjtë, kreu i qeverisë kërkoi votën më 11 maj me një mbështetje të madhe, ashtu sic u mbështet Partia Demokratike në vitin 1992, kur u ndryshua edhe sistemi.

11 maji – deklaroi Edi Rama -është takim me historinë, pasi bëhet fjalë për anëtarësimin në BE.

“Duan që edhe ata të na marrin brenda. Por dera nuk do rrijë gjithmonë hapur. Ne duhet të mbyllim negociatat deri në 2027”, tha Rama.

Rama: Nëse PS do ta kishte pasur detyrën të drejtonte vendin në mënyrë të pandërprerë nga 1992 deri më sot, sot Shqipëria do ishte në BE. Nuk do kishte humbur shansin historik duke rënë në humnerë.

Çdo herë kur PS ka marrë drejtimin vendi ka qenë më mirë se përpara PS të merrte drejtimin. Ajo që është pak por e sigurt, pse për PS? Sepse PS është këtu për të ndërtuar, të tjerët janë për të dëmtuar, për të shkatërruar. Është shumë e thjeshtë.

Tjetra që ka rëndësi. Në 1992 populli i bashkua masivisht dhe votuan PD. Jo të gjithë ata që votuan ishin me PD, por një pjesë e madhe e atyre votuan Partinë që u gjend në kohën dhe vendin e duhur, sepse zgjedhjet e 1992 ishin koha dhe vendi kur shqiptarët duhet të vulosnin mbylljen e një kapitulli të gjatë historie nën një sistem që ata duhet të ndaheshin përfundimisht dhe u ndanë duke i dhanë PD një shumicë marramendëse mbështetje. Aq e vërtetë ishte që ata nuk ishin me PD, saqë pas 6 muajsh në zgjedhjet vendore e kundërvotuan PD dhe shumicën e mori PS. Por kjo histori e kaluar ka një rëndësi sot. Më 11 maj është e njëjta gjë në aspektin historik.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko