Në mungesë të legjislacionit specifik, asnjë punedhenes nuk mund të detyrojë një punonjës të vaksinohet kundër Covid.

Sidoqoftë, kompania mund të vendosë të pezullojë punëtorin që refuzon marrjen e saj, pa të drejtë pagese, për nevojën e sigurisë ndaj pjesës tjetër të stafit. “Punëdhënësi ka një përgjegjësi të dyfishtë, ndaj punonjësve por edhe ndaj të gjithë atyre subjekteve që vijnë në kontakt me ta, nga spitalet te shtëpitë e pensionit, duke kaluar nëpër supermarkete dhe ndërmarrje transporti.

Mbrojtja e shëndetit të tyre është një parim themelor që kompania nuk mund ta injorojë, “shpjegon avokati Aldo Bottini, partneri i firmës ligjore Toffoletto De Luca Tamajo, për Business Insider Italy. Dhe për ta garantuar atë, menaxherët mund të marrin iniciativa të ndryshme ndaj atyre që janë kundër saj: “Nga kjo perspektivë, nëse vaksina konsiderohet si një masë mbrojtëse si për personale ashtu edhe për komunitetin, punëdhënësi mund të konsiderojë punëtorin që përe refuzon ate si perkohësisht jo i përshtatshëm për kryerjen e punës së tij sepse nuk është në gjendje ta bëjë atë të sigurt ”, vijon eksperti.






Previous articleU prek nga Koronavirusi, Alfred Cako habit me deklaraten: Nuk kam pasur asnje..