Skip to content

“Nëse Rama dhe Berisha do të vazhdojnë lojën e tyre në…”- Çollaku: Jetike për interesin e opozitës dhe shqiptarëve që Parlamenti t’i japë përgjigje 3 prioriteteve

Nënkryetari i Partisë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha, Kreshnik Çollaku ka bërë një deklaratë për mediat, ku shprehet se përtej kësaj zhurme pas asnjë thelb të vërtetë politik, jetike për interesin e opozitës dhe shqiptarëve është që Parlament t’i japë përgjigje tre prioriteteve madhore.

Ai shton se dhënia përgjigje e këtyre 3 prioriteteve do të mundësojë ndryshimin e madh që kërkon çdo qytetar i ndershëm i këtij vendi. Prioritetet janë: Listat e hapura, Vota e Diasporë dhe Vetingu politik.

Çollaku  shton se nëse Rama me socialistët dhe Berisha me rithemelimin do të vazhdojnë lojën e tyre në Parlament, ka vetëm një arsye, ajo është mos interesi i këtyre palëve për këto 3 prioritete.

Deklarata:

Përtej zhurmës logorike pa asnjë thelb të vërtetë politik, jetike për interesin e Opozitës dhe të shqiptarëve është që Parlamenti ti japë përgjigje tre prioriteteve madhore që mundesojne ndryshimin e madh që kërkon çdo qytetar i ndershëm i këtij vendi: Listat e hapura, Vota e Diasporës, Vetingu politik.

Këto janë sfida që dhembin, por sfida që pa i përballur, politika në Shqipëri do të rrëshqasë dhe më keq në moçalin e degradimit.

Çdo shfaqje e potershme në Parlament që nuk ballafaqon këto prioritete është tradhti ndaj interesit publik dhe dëm që i bëhet vendit.

Nëse Rama me socialistët dhe Berisha me rithemelimin, do ta vazhdojnë lojën e tyre në Parlament, nga sot ka vetëm një arsye.  Asnjëra nga këto palë nuk janë  të interesuara për lista të hapura, votë të emigrantëve dhe veting të politikës, dhe interesi i vetëm është zgjatja e agonisë dhe statuquosë së moçalit politik 30-vjeçar në Shqipëri.

“”