Deputeti i opozitës parlamentare, Edmond Stojku, ka qenë i ftuar këtë pasdite në studiot e Faxnews përball gazetarit Rezear Xhaxhiu. Pyetjes provokative të gazetarit se a do të tundohej ai ndaj një oferte prej 800 mijë euro për të votuar pro mazhorancës në parlament për Reformën zgjedhore, deputeti i është përgjigjur me sportivitet dhe me sinqeritet. Ai ka thënë se gjithçka mund të ndodhë kur gjendesh përball ofertave të tilla dhe se qëniet njerëzore janë shpeshherë të tundueshme.

‘”Bullgarët kanë një shprehje popullore që thonë se ajo gjë që nuk blihet me para mund të blihet me shumë para.  Eksperienca e njerëzimit ka treguar se ka ardhur një kohë ku gjithçka blihet dhe shitet. Ndaj nuk është çudi që nga ne mund të ketë shumë, mund të jetë gjysma, mund të jenë të gjithë, madje për të qenë i sinqert mund të jem dhe unë që të votojë pro qeverisë. Frika është një ndjesi që nuk e kanë vetëm qëniet humane, ndaj frika se dikush nga grupi jonë parlamenta i jep votën mazhoranës ekziston, aq më tepër kur nuk jemi një grup kompakt dhe të kemi struktura me dikë që na udhëheq.”- iu përgjigj deputeti pyetjes së gazetarit Xhaxhiu.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re