Ilir Meta para 25 Prillit: Nëse ai fiton me 71 mandate unë shkoj dhe I them që shko e merre dhe presidentin dhe bëji ti meqë populli shqiptar ka vendosur kështu. Unë po të jap edhe presidentin dhe po dal në boulevard. Ja lë zyrën e tij.

Ilir Meta në përgigjie të deklaratës së mësipërme: Unë mendoj se mesazhi ka qenë I qartë në atë kontekst. Kur u ndërpre këtu transmetimi u kthyem pak mbrapa dhe diskutuam për standartet e përgjegjshmërisë tek politikanët dhe ju thashë se kam dhënë dorëheqjen për problemet me integrimin europian sepse Nano kërkonte me pahir të bëhej president. Pavarësisht që Nano më kërkoi që të vazhdoja të rrija kryeministër unë I thashë që nuk e bëja dot pasi bllokonte integrimin. Më pas unë ika dhe krijova LSI-në. Dhe ne e kemi firmosur marrëveshjen e stabilizim assovimit dy vite para Serbisë dhe Malit të Zi.

Për këtë cështje duhet të dini dicka, unë kam qenë realisht i tensionuar deri në 25 Prill. Kam qenë pasqyra ku të gjithë gënjeshtarët e dinin se c’janë. Kam pasur detyrë të evitoj cdo gjakderdhje të popullit dhe të ketë një parlament me opozitë. A kam menduar se opozita do fitonte zgjedhjet? Jo por kurrë nuk e kam menduar se opozita do merrte më pak se 80 mandate.

Ajo që kuptoi Ilir Meta në 26 prill ishte që Shqipëria kishte pasur vetëm një kandidat për kryeminsitër ndërsa tjetri ishte për t’u rizgjedhur në krye të PD.

LSI nuk mund t’i digjte mandatet pa lejen e Ilir Metës?

Kjo është e papërgjegjshme dhe kjo ka vetëm një fajtor ose ka 2 fajtor edhe kryetaren e LSI-së dhe kam besim se partia do e ndëshkojë atë person që humbi ato mandate që Ilir Meta i siguroi në luftën ndaj bandave. Puna e LSI-së mbetet kjo, e ta vuajë. Merreni Kryemadhin dhe t’ju tregojë mesahzet që I kam dërguar.

Djegia e mandateve nuk ishte nismë e LSI, i dha besën pabesisë. Unë krijova LSI pë t’u dhënë mundësi figurave të reja dhe për të lënë mundësi për rrotacionin politik. Në momentin që LSI e humbet këtë rol, nuk është garante pëer procesin e Integrimit Europian, ajo del nga misioni i saj dhe kështu ka ndodhur që në ditën kur dogji mandatet. LSI u bë një shtojcë e pavetëdijshme ndaj një shtojce të vetëdijshme. Nuk jam penduar për marrëveshjen e 2013 sepse ajo ka qenë një marrëveshje që besoja se do i shërbente integrimit të vendit. Ilir Meta në fund fare vjen nga e majta jo nga PD që unë të kem detyrime për të zgjidhur hallet e tyre. Për të mirën e vendit kam bërë cdo marrëveshje me palët politike. Edhe me Berishën kur kam bërë koalicionin me të cilin kam pasur marrëdhënie të mira kam thënë që është fatkeqësi që politikani më serioz mbetet Sali Berisha që nuk ke nevojë për dëshmitarë kur të thotë po ose jo.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re