Gjergji Merja, mjek psikiatër në Gjermani në një lidhje më “ABC News” ka folur për nismën solidare përballë COVID-19.

Ai ka treguar për “ABC News”, se ka pasur komunikim me mjekë të tjerë të cilët janë bërë bashkë për të ndihmuar në përballimin e situatës nga koronavirusi.

“Shoqata është krijuar në shkurt të vitit 2019. Ideja lindi për ti ardhur në ndihmë dhe për tu solidarizuar më situatën”, u shpreh ai. Mjeku psikiatër tregoi se është kontaktuar në rrjete sociale nga shqiptarë që jetojnë në Gjermani për të marrë sa më shumë informacion për COVID-19.

Ai tha se çdo spital në Gjermani do të detyrohet të trajtojë raste të COVID-19.

Duke folur për gjendjen në Gjermani, Gjergji Merja tha se nuk është ndjerë problemi në stafin mjekësor, edhe pse u shpreh se situata mund të ndryshojë. Gjithashtu Merja tha se nëse rastet rriten çdo sistem mjekësor do të përballet me probleme, por aktualisht situata sipas tij në Gjernami është në kontroll.

“Në situata ku njeriu përballet me diçka të panjohur frika vjen natyrshëm, por deri tani nuk ka influencuar sjelljen e qytetarëve Gjermanë. Ka edhe nga ata qytetarë që kanë renduar për të blerë gjërat bazike. Kufizimet e ndërrmara nga qeveria gjermane po ndikojnë edhe në jetën sociale në Gjermani”, u shpreh mjeku psikiatër.

Ndër të tjera Merja tha se çdo person që punon në spital mundohet të jetë sa më i kujdesshëm.

“Detyra jonë është ti qëndrojmë kujtdo afër. Çdokush nga ne ka marrë masa mbrojtëse. Në spitale janë ngritur pavione të veçanta. Nuk mund ti sigmatizojmë pacientët, në rast se nuk ka dyshime. Ka shumë alternativa që po testohen për trajtimin e pacientëve me COVID-19, por për momentin nuk dihet se cila është më efikase “, u shpreh ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re