Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili deklaroi se “nëse maxhoranca nuk përfshin opozitën në miratimin e reformës zgjedhore, ajo do të jetë nul.”
Më tej Vasili akuzoi para mediave maxhorancën se ajo po tenton që të shkojë drejt një votimi të njëanshëm të kësaj reforme, që është dhe një nga kushtet për anëtarësim të Shqipërisë në BE.
Vasilit tha se miratimi i kësaj reforme vetëm nga PS-ja do të thellonte akoma më shumë krizën politike por dhe sociale në vend.
DEKLARATA:
Sa i takon propozimeve, çdo tendencë nga ana e maxhorancës, me gojën e Gjiknuri, për të akumuluar pafundësisht çështje që nuk marrin zgjidhje, është pjesë e strategjisë për të vënë situatën para faktit të kryer dhe për të miratuar në mënyrë të njëanshme.
Këtij konsensualiteti nuk i është bërë asnjë shërbim nga maxhoranca, pasi nuk i është bërë asnjë përpjekje për diskutim.
Maxhoranca duhet të heqë njëherë e përgjithmonë dorë nga iluzioni për të miratuar me vota imagjinare apo të blera. Do thellonte në ekstrem krizën politike, që është akoma më e rënduar në situatën e pandemisë që kaluam.
Do të krijonte qorrsokak që do të ishte i rëndë për vendin dhe do të rëndonte një situatë që është e vështirë për shkak të pandemisë.
Të gjitha taksicizmat për të shtruar në tryezë çështje të tjera, është tendencë që mos t’u jepet përgjigje atyre çështjeve që janë. Të gjitha draftet e opozitës ezaurojnë çështjen e OSBE/OHDIR. Fjala ekspert që ka përdorur zoti Gjiknuri, nuk ka pasur aspak fjalën për ekspert të opozitës.
Ata nuk kanë qenë pjesë e lojërave. Sot është momenti që të gjitha gjerat janë në tavolinë. Duhet të themi qartë; ‘po’ dhe ‘jo’ për këto çështje.
Kjo është një reformë nul nëse është pa opozitën. Është me tepër se nul, pasi është kthim pas. Ajo do të ishte e detyruar që të përballej me konsekuenca në planin e përbashkët.
/TPZ.AL