Ardhja e festave të Vitit të Ri çdo vit shënohet me rritjen e prokurimit dhe përdorimit të mjeteve piroteknike, kryesisht fishekzjarre.

Krahas prishjes së rendit dhe qetësisë publike, konkretisht shqetësimit të asaj pjese qytetare që e do diçka të tillë, nuk janë të rralla edhe rastet e lëndimeve, sidomos te fëmijët dhe të rinjtë, të cilët përdorin shfrenieshëm mjete piroteknike.

Për këtë arsye, një infermiere postoi rastin e një dore të masakruar, fëmije apo të riu, duke shkruar:

“Një minutë po pak sekonda eufori, dikush e pagoi me paaftësi për jetën. Lamtumirë sportit, lamtumirë makinës, lamtumirë shoqërisë dhe vajzave, lamtumirë punës.

Dhe janë prindërit përgjegjës për fishekzjarre apo kapsolla në dorën e fëmijëve. Prandaj, nëse e doni veten dhe të tjerët, shijoni jetën dhe lërini fishekzjarret atyre që kanë vendosur të jenë të papërmbushur”. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re