Nga Puka, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dha mesazhin e fitores, sipas tij 5 me 0 në qarkun e Shkodrës.

Teksa ftoi të gjithë të votojnë ndryshimin më 14 Maj, Meta tha se “nuk bëhet fjalë për të kthyer bashkitë në shërbim të qytetarëve, por bëhet fjalë për të ndaluar shpopullimin e vendit”.

Rama- u shpreh Ilir Meta – është i kapur nga grupet kriminale.  Sipas kreut të PL-së, edhe socialistët e ndershëm do të votojnë për ndryshimin dhe për kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Meta: Në ditën e parafundit të fushatë zgjedhore të jem këtu në Pukë dhe t’i jap Shqipërisë mesazhin e fitores 5-0 në qarkun e Shkodrës.

Ju jeni të paduruar për fitore, sepse po të vazhdojë përfaqësuesi i Edi Ramës për Pukën edhe një mandat tjetër, pas 4 vjetësh do mbetet ai aty te turizmi dhe ca bangladeshas si kamarierë.

Nuk bëhet fjalë për të kthyer bashkitë në shërbim të qytetarëve, por bëhet fjalë për të ndaluar shpopullimin e vendit, këtë projekt të mirë planifikuar të një organizatë mafioze të cilën e zbaton Rama i marrë peng prej tyre dhe grupeve kriminale. Ne nuk i duam bashkitë tua japim të fortëve dhe të dhunshmëve, por atyre që cdo gjë do ta bëjnë me transparencë.

Ata janë kandidatët e skandaleve, këta janë kandidatët e qytetarëve.

Me ne do të jenë gjithë socialistët e ndershëm, të cilët sekti i rilindjes i ka përjashtuar nga çdo vendimmarrje

Ne nuk përfaqësojmë thjesht opozitën politike, por opozitën qytetare.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re