Partia Demokratike ka deklaruar se burracakët sot nuk patën as kohë dhe as guxim për të votuar kundër Vettingut.
PD-ja shkruan se non gratat e shpallura dhe të pashpallura kanë dështuar që të marrin peng partinë. Gjithashtu shkruhet se trekëndëshi Berisha-Meta-Rama janë penge të korrupsionit të tyre dhe se po shantazhojnë njëri-tjetrin.
Reagimi nga PD:
“Non grata të shpallura dhe të pashpallura kanë dështuar të marrin peng PD-në dhe ta kthejnë atë në mburojë të interesave personale. Ata janë në hall e halli sa vjen e bëhet më i madh, prandaj çdo ditë lëshojnë mashtrime ordinere. Ata janë burracakë se nuk patën as guximin të votojnë sot kundër edhe pse e deklaruan me të madhe, por ikën ashtu siç janë munduar të fshihen pas çdo vendimi që i ka kushtuar shumë këtij vendi.
Ata janë pengje të korrupsionit të tyre, shantazhojnë njëri-tjetrin, kapen pas njëri-tjetrit me shpresën se mund ta shtyjnë edhe pak.
Koha e non grata-ve të shpallura e të pa shpallura ka mbaruar. Korrupsionin e tyre nuk e mbulojnë dot pas akuzave ordinere.
Sot çdo shqiptar e ka të qartë: nëse voton Berishën dhe Metën mban Ramën”
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
