Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka folur lidhur me paralajmërimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç për vizitë në Kosovë.

 

Ai ka paralajmëruar se nëse Vuçiç nuk ka leje për vizitë dhe hyn në Kosovë do të arrestohet.

 

“Për me leje, shkon te Kryeministri, për pa leje vjen te unë. Është çështje vendimmarrëse e Kryeministrit në qoftë se ka kërkesë, a i jep leje apo jo Vuçiçit. E, për pa leje, pastaj dihet cilat institucione merren me të. Nëse futet në Kosovë, pa asnjë dyshim. Si po mendoni ju që dikush, shtetas i huaj mund të futet në Republikën e Kosovës pa lejen e institucioneve të Kosovës”, ka deklaruar Sveçla në një emision televiziv në Kosovë.

 

Sipas tij, është çështje vendimmarrëse e Kryeministrit në qoftë se ka kërkesë, a i jep leje apo jo Vuçiçit.

 

“Cilat janë pasojat? Pasoja është që thjesht nuk ke shtet nëse kreu i shtetit tjetër futet pa leje në territorin tënd”, mirëpo, ka deklaruar Sveçla, “unë nuk besoj që Vuçiç është aq i krisur që të vijë në Kosovë pa leje”, deklaroi ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re