Skip to content

“Nëse zgjedh Tiranën ke bërë gabimin më të madh”, për herë të parë Cuculi flet për bisedën që bëri me Ferhan Hasanin: I thash që tek Partizani ka…

Në një intervistë për emisionin “FaxSport” mbrojtësi i ekipit kosovar Drita, Ardian Cuculi, foli për përgatitjen fizike të ekipit ku janë mbledhur në Antalia të Turqisë nga ku do të zhvillojnë edhe disa sfida miqësore mes disa ekipeve. Më tej mbrojtësi maqedonas theksoi se një sfidë e vështirë është edhe përballja me Prishtinë që luajnë për Kupën e Kosovës, ku të dyja ekipet janë të forta dhe rezultati mbetet i hapur.  Ndër të tjera ish-futbollisti i Partizanit u pyet lidhur me transferimin e fundit që të kuqtë bërën këtë merkato duke afruar në stol mesfushorin  Ferhan Hasanin, ku për herë të parë zbulon bisedën se përse i sugjeroi të zgjidhte Partizanin dhe jo Tiranën. Cuculi thekson se ishte një sugjerim me zemër sepse anon më tepër nga Partizani pasi e njeh atmosferën brenda klubit.

Lidhur me humbjen përballë Prishtinës në Superkupën e Kosovës, mbrojtësi i Dritës thekson se ka qenë një ndeshje e papritur dhe se u cilësua nga ekipi si një miqësore pasi futbollistët kishin shumë ngarkesë fizike.

“Normalisht që rezultatet negative ndikojnë në ekip pasi nuk janë të mira dhe gjithmonë duam që të jenë sa më pozitive në rezultat. Por duke parë edhe përgatitjes dhe zhvillimi i ndeshjes së papritur e super kupës erdhi në një moment që ngarkesa fizike tek ekipi ishte shumë e madhe, kështu që e llogaritëm si një ndeshje miqësore gjithsesi kishim të bënim me një trofe dhe ne e humbëm ndaj vazhdojmë përpara. Në kupën e Republikës përpallë Prishtinës do të jetë shumë e vështirë pasi luhet vetëm me një ndeshje dhe rezultati është i hapur pasi në përballje janë dy ekipe cilësore. Shpesojmë që të jemi në formën më të mirë dhe duhet të marrim mësim nga humbja në superkupë”- u shpreh mbrojtësi.

Ish-futbollisti i Partizanit u pyet lidhur me transferimin e fundit që të kuqtë bërën këtë merkato duke afruar në stol mesfushorin  Ferhan Hasanin, ku për herë të parë zbulon bisedën se përse i sugjeroi të zgjidhte Partizanin dhe jo Tiranën. Cuculi thekson se ishte një sugjerim me zemër sepse anon më tepër nga Partizani pasi e njeh atmosferën brenda klubit

“Unë me Ferhan Hasanin jemi miq edhe jashtë futbollit  kemi ndarë edhe dhomën nëpër grumbullime. Në konsultim  e sipër unë anoj më shumë tek Partizani sepse kam luajtur dhe jo për diçka kundër Tiranës  apo të kem diçka personale, po thjeshtë jam më shumë i Partizanit dhe kam lujatur dhe e di atmosferën si është. Ka qenë një sugjerim zemre. Normalisht e lasht të mendohej por kanë ndikuar edhe gjëra të tjera pasi ka miqësi të tjera brenda në Partizan”- tha Cuculi

/faxweb