Skip to content

Nese zjarri eshte afer shtepise suaj, ja cfare duhet te beni! ISHP jep njoftimin e rendesishem

Nëse shtëpia juaj gjendet brenda ose në afërsi të pyllit ju duhet :

Të prisni shkurret e ulëta dhe të pastroni barin e thatë, gjethet, degët e vogla në një diametër prej 20 metrash rreth shtëpisë.Të mirëmbani oborrin, të largoni gjethet e thata dhe degët. Mos lejoni që degët të prekin muret e shtëpisë, çatinë apo ballkonin.Të mos mbani materiale të ndezshme dhe karburant në afërsi të shtëpisë.Të siguroni aparatet përkatëse kundër zjarrit dhe të bëni rregullisht testimin dhe mirëmbajtjen e tyre.Të siguroni çezmat me ujë dhe zorrët e ujit me gjatësi të mjaftueshme për të mbuluar fushën të cilën do ta mbroni, si edhe rezervuarët me ujë dhe me pompë joelektrike.

Nëse zgjerohet zjarri ndaj shtëpisë suaj:

Mos humbni vetëdijen.Të gjitha materialet e ndezshme/ndezëse të cilat gjenden në afërsi të shtëpisë vendosini në vende të mbyllura dhe të mbrojtura, që të mos shkaktoni përhapje më të madhe të zjarrit;Mbyllni të gjithë sjellësit për gaz ose lëndë djegëse në afërsi të objektit.Bëni të mundur kalimin e automjeteve të zjarrfikëseve.Ndizni dritat brenda ose jashtë për t’u shtuar dukshmëria gjatë përhapjes së tymit, nëse dukshmëria është zvogëluar.

Nëse zjarri është afër shtëpisë suaj:

Mos e braktisni shtëpinë nëse nuk jeni plotësisht të bindur se keni të tjera mundësi strehimi të sigurt. Mundësia e mbijetesës në objektet e banimit të cilat janë ndërtuar nga materialet e pandezshme është e madhe, prandaj duhet të hyjnë brenda të gjithë anëtarët e familjes, kafshët shtëpiake/bagëtia e imët.Mbyllni të gjitha dritaret dhe dyert, bllokoni të gjitha vendet e hapura me pëlhura të njomura.Largoni perdet nga dritaret.Lëvizni mobiliet në drejtim të pjesës së brendshme të shtëpisë.Mbyllni të gjitha dyert brenda shtëpisë.Mblidhni rezervat e ujit.Mblidhuni të gjithë në një vend.Merrni me vete llambat me bateri që do t’u duhen në rast se do të ndërpritet rryma elektrike.

Kur shuhet zjarri:

Dilni nga shtëpia dhe menjëherë shuani zjarrin, në vendet e tjera ku ka mbetur.Sigurohuni që të gjitha vatrat e zjarrit të jenë shuar, pasi ekziston mundësia e pranisë së zjarreve të vogla në afërsi të ndërtesës apo rreziku i rindezjes.