Qeveria e Kosovës e ka publikuar tashmë agjendën e festimeve për 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, i cili shënohet ditën e nesërme.
Sheshet në qytetet e Kosovës janë stolisur me flamuj, ndërsa si aktivitete shtetërore janë përcaktuar një sërë eventesh, që nisin me ngritjen e flamurit në orën 08:00 të mëngjesit në oborrin e godinës së qeverisë së Kosovës.
Kjo është agjenda e publikuar nga qeveria e Kosovës.

Ndërkohë monumenti “Newborn”, këtë vit i dedikohet gruas kosovare, të gjitha atyre grave që bënë krenarë shqiptarët në sport, muzikë, film e plot fusha të tjera. Monumenti po ashtu i dedikohet edhe atyre grave që ende abuzohen e humbën jetën si pasojë e dhunës në familje.
Më poshtë disa foto të “Newborn”, postuar në median e Kosovës





