Skip to content

Nesër BE miraton 922 milionë euro për Shqipërinë nga Plani i Rritjes, Komisionerja Kos: Do të nxisë zbatimin e reformave kyçe

a 379 752x440 1 750x375 1

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të përfitojnë parafinancim nga BE për të vijuar më tej reformat kyçe dhe për të vijuar rrugën drejt integrimit në BE.

Lajmi i mirë është dhënë nga Komisionerja për Zgjerim në Bashkimin  Europian, Marta Kos. Me anë të një postimi në rrjetin social “X”, Kos thekson se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të marrin parafinancim sipas planit të BE.

Sipas saj kjo do të nxisë zbatimin e reformave kyçe për të nxitur rritjen, përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe afrimin e vendeve me BE-në.

Postimi i Kos:

Urime Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për vendosjen e ritmit në Ballkanin Perëndimor për të marrë parafinancim sipas Planit të Rritjes !

Kjo duhet të nxisë zbatimin e reformave kyçe për të nxitur rritjen, përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe afrimin e vendeve me BE-në.

kos