Moti për ditën e nesërme pritet të jetë nën ndikimin e temperaturave përvëluese, kjo si pasojë e të nxehtit Afrikan që ka përfshirë prej disa ditësh jo vetëm vendin tonë por edhe pjesën më të madhe të Evropës jugore.

Sipas parashikimit nga SHMU, moti pritet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në verilindje, si dhe do të jetë një ndër ditët më të nxehta ku temperaturat në vlerat maksimale pritet të kapin vlerat 41 deri 42 gradë celsius.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1–5m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 8m/s.

Valëzim në dete do të jetë i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

  • në zonat malore 17 deri 37°C
  • në zonat e ulëta 19 deri 42°C
  • në zonat bregdetare 23 deri 39°C

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re