Skip to content

Nesër ditë pa makina në Tiranë, Veliaj: Do rikthejmë ajrin e pastër

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka njoftuar se ditën e nesërme qytetarët në Tiranë do të duhet të lëvizin pa makina.

Sipas Veliajt, Bashkia e Tiranës i është bashkuar nismës së qeverisë shqiptare, për kursimin e energjisë elektrike dhe karburantit, ndërkohë që fokus i jepet edhe ajrit të pastër.

Veliaj nuk jep detaje në lidhje me rrugët që do të bllokohen, dhe as nëse kjo përfshin edhe mjetet e transportit publik, apo sektorin privat që e ka të detyruar të jetë në punë gjatë ditës së nesërme.

Postimi i Veliajt:

E di qe femijet mezi e presin nje dite pa makina, ndaj neser E marte 22 Mars, si dite pushimi zyrtar, do rikthejme serish harene e ajrin e paster ne Tirane duke ju bashkuar nismes se qeverisë, per qytetet qe kursejne nafte e tym, e levizin shendetshem!

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb