Skip to content

Nesër do të hapen baret dhe restorantet në ambiente të mbyllura, Manastirliu: Tre rregullat që duhen zbatuar!

Një ditë para hapjes së bareve dhe restoranteve në ambiente të mbyllura në kuadër të lirimit të masave për parandalimin e Covid-19, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka rikujtuar rregullat strikte për klientët dhe punonjësit.

Me anë të një fotoje në rrjetet sociale Manastirliu kërkon të zbatohen rregullat me qëllim ruajtjen e shëndetit për vete dhe të tjerët.

“Respektimi i protokolleve strikte të sigurisë, është thelbësor për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve”, shkruan ministrja.

-Në hyrje higjienizues për duart
-Personeli duhet të mbajë maskë
-Tavolinat në distancë 2 me larg njëra-tjetrës.