“Ju urojmë gëzuar Marsin. Sot është një ditë e madhe për nënat dhe një ditë e zezë për sektin e rilindjes Po dalin fjalët e mija se gjysma e deputetëve të shtrydhur dhe të përdorur nga kreu i sektit të rilindjes nuk do të gdhihen në listat e kandidatëve për deputetë ditën e nesërme, duke shkaktuar pakënaqësi të madhe në bazë. Ashtu si kam thënë që asnjë nga deputetët e opozitës së re nuk do të futet në listat për deputetë, pavarësisht shfrytëzimit për PPP dhe ligje anti-kushtetuese nga kreu i sektit të Rilindjes dhe oligarkëve

Pakënaqësia vjen edhe nga qarku i Beratit. i keni parë mesazhet në grupin eËhatsappit të qeverisë, ku deputeti i PS-së së Skraparit ka bërë akuza të rënda ndaj përzgjedhjes së listës për deputetë.

Akuzat tepër të rënda janë bërë edhe ndaj krerëve të drejtuesve lokal dhe politik të Beratit dhe Kuçovës, ku krerët lokal nuk takojnë kandidatët e vetëshpallur nga kreu i sektit të Rilindjes”, tha Maliqi.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re