Ditën e nesërme besimtarët muslimanë festojnë Fitër Bajramin, pas një muaji agjërim.

Faxneës ka marrë në intervistë përgjegjësen e zyrës së gruas pranë KMSH se si është përjetuar muaji i shenjtë i Ramazanit dhe festimet për Fiter Bajramin. Ajo tha se pas dy vitesh besimtarët kanë patur mundësinë që të organizojnë iftare, apo namaze jashtë mureve të shtëpisë.

“Pas 2 viteve besimtarët kanë arritur që të organizonin iftare të 10 ditëshit të fundit, teravive edhe jashtë mureve të shtëpisë, duke u drejtuar xhamive. Ishte një Ramazan i shumë pritur, ndryshe nga vitet e tjera e kanë pritur me mall për arsye të pandemisë.

Ka qenë një muaj tepër i bekuar, i rëndësishëm për ne. Në fillim ka pak vështirësi por ka qenë tepër i lehtë. Ka qenë freksët, një lloj lehtësimi. Ka kaluar vërtet shumë mirë, njerëzit e ndiejnë keqardhjen që ky muaj po largohet.

Është festa e Bajramit ajo që do ti gëzojë. Rituali i faljes do të bëhet në shesh pasi Namazgjaja nuk është ende gati. Cdi vit shtohet numri i besimtarëve. Po e presim me padurim, të gjitha përgatitjet po bëhen. Më pas janë kafet e qerasjet që bëjnë njerëzit”- u shpreh ajo.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re