Pas shumë vitesh negociata, ditën e nesërme pritet që të finalizohet marrëveshja Shqipëri-Itali për njohjen e pensioneve.

Marrëveshja do të nënshkruhet në Romë nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe homologu i tij Italian, Antonio Tajani.

Agjenda e vizitës së ministrit Hasani në Itali:

Më 5 shkurt

Ora 11:00 – Ministri Hasani do të zhvillojë një takim me Presidentin e Komisionit për Politikat e Bashkimit Evropian, Giulio Terzi di Sant’Agata.

Ora 16:30 – Takim i Ministrave të Jashtëm të grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” dhe MPJ-ve të Ballkanit Perëndimor, me ftesë të zv.Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani.

Më 6 shkurt

Ora 10:00 – Takim me homologun italian, Antonio Tajani dhe firmosja e marrëveshjes për sigurimet shoqërore.

-Ora 11.00 Deklaratë për median e dy ministrave.

Ora 14:30 – Takim me Presidentin e Komisionit të Çështjeve Evropiane, Alessandro Giglio Vigna.

Pas firmosjes së marrëveshjes, përfitues  pritet të jenë qindra mijra shqiptarë të cilët prej tre dekadash presin që tu njihet e drejta, që janë vitet e punës për efekt pensioni.

Njëkohësisht përfitues do të jenë edhe ata shtetas italianë që punojnë në Shqipëri.

Kjo mund të konsiderohet marrëveshja më e rëndëishme, që i vjen në ndihmë rreth 600 mijë  shqiptarëve, të cilët do të përfitojnë pensionin e plotë./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re