Edi Rama ka shoqëruar sot në ditën e parë të shkollës Aurelin dhe Alesion, që pasi i shpëtuan tërmetit u sistemuan edhe në banesa të reja. Ai i ka marrë me makinë dhe i ka shoqëruar sot në shkollën “Ahmet Zogu” në Kamëz.

Teksa zbriten nga makina dhe i priti kryebashkiaku i bashkisë Kamëz, Rakip Suli, Rama i ka dhënë një porosi të qartë.

Edi Rama: O Rakip rregulloje këtë gropën.
Rakip Suli: Patjetër.
Edi Rama: Te dera e shkollës me gropa?
Rakip Suli: Ka lënë shumë gropa ai (i referohet paraardhësit)
Edi Rama: E di të ka lënë shumë gropa, po iku ai.
Rakip Suli: Kur lë shumë gropa e do pak kohën e vet. Siç e gjete dhe ti para disa vitesh.

Në dalje nga shkolla, Rama nuk e ka lënë pa e kujtuar edhe njëherë:

Edi Rama: Vetëm atë gropën atje Rakip.
Rakip Suli: Patjetër po ka lënë shumë gropa ai.
Edi Rama: Lë shumë gropa tani, nesër gropa e mbyllme Rakip. E di ti!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re