Prezenca e OSBE-së në Tiranë ka reaguar një ditë përpara hapjes zyrtare të fushatës zgjedhore të 14 majit.

 

Prezenca e OSBE-së i është drejtuar me një mesazh partive politike, të cilave i kërkon të zhvillohet një fushatë paqësore dhe e hapur ku konkurrimi politik të jetë sa më konstruktiv.

 

Gjithashtu Prezenca e OSBE-së thekson se fushata duhet të jetë në zbatim të legjislacionit shqiptar, standardeve ndërkombëtare dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.

“Fushata zgjedhore për zgjedhjet vendore të 14 majit fillon nesër! Një hap i rëndësishëm drejt forcimit dhe konsolidimit të demokracisë në Shqipëri në nivel vendor – shumë punë mbetet për t’u bërë dhe ne jemi të gatshëm të punojmë me ju edhe pas 14 majit.

 

Ndërkohë presim që të zhvillohet një fushatë paqësore dhe e hapur ku konkurrimi politik të jetë sa më konstruktiv, në zbatim të legjislacionit shqiptar, standardeve ndërkombëtare dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Suksese të gjithë kandidatëve dhe qytetarëve!”, thuhet në deklaratë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re