Besimtarët myslimanë do të festojnë ditën e nesërme festën e Kurban Bajramit. Bashkia e Tiranës i ka ardhur në ndihmë Komunitetit Mysliman duke vënë në dispozicion sheshin “Skënderbej” për faljen e namazit.

Aktiviteti do të nisë në orën 05:30 të mëngjesit deri në orën 07:30. Ndërkohë përgatitjet në sheshin “Skënderbej” do të fillojnë pas orës 18:00 të pasdites së martës.

Pas përfundimit të faljes së Kurban Bajramit do të bëhet edhe lirimi i hapësirës publike dhe sheshi “Skënderbej” do i rikthehet aktivitetit normal për t’u shfrytëzuar nga qytetarët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re