Ndërsa ditën e nesërme në orën 10:00 Kuvendi mblidhet në seancë plenare dhe pritet të ketë tensione për shkak të aksionit të opozitës, kryeministri Edi Rama nuk do të jetë i pranishëm pasi do të udhëtojë drejt Francës.

Rama do të jetë në Paris, pasi do të marrë pjesë në Forumin e Paqes, ku pritet të jetë i pranishëm dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Mësohet gjithashtu se ftesën, dy kryeministrat shqiptarë, e kanë marrë nga presidenti francez Emmanuel Macron.

Duke qenë se do të jetë në Paris, Rama nuk do të marrë pjesë as në konferencën për shtyp për prezantimin e Raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë 2023.

Prezantimi i raportit do të bëhet nesër nga zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re