Nesër  do të mahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike thirrur nga Lulzim Basha.

Kryedemokrati me anë të një mesazhi drejtuar delegatëve iu kërkon të bashkohen ditën e nesërme, në orën 11:00, te Pallati i Kongreseve, duke theksuar se pjesëmarrja është mesazh i qartë që interesi i demokratëve dhe PD është mbi interesin personal të cilitdo.

“I dashur anëtar i Kuvendit Kombëtar, nesër, e shtunë, datë 18 dhjetor, ora 11:00, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë, mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, me përgjegjësinë historike për të qenë të bashkuar kundër regjimit të Edi Ramës.

Pjesëmarrja e secilit prej nesh është mesazh i qartë që interesi i demokratëve dhe PD, sakrifica e tyre, është mbi interesin personal të cilitdo. Ne zgjedhim të ardhmen, për PD, për Shqipërinë”, thuhet në mesazhin e dërguar nga PD.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re