23 protestuesit e arrestuar të dielën për protestën në rrugën e Kombit pritet të dalin nesër para gjykatës, për t’u njohur me masën e sigurisë. Prokuroria e Kukësit ka depozituar në gjykatë me kërkesat përkatëse. Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se Prokuroria  e vlerëson të ligjshme ndalimin  e tyre.

 

Mbi protestuesit rëndojnë katër akuzat, tubimi i paligjshëm, kundërshtim ndaj policisë si dhe shkatërrim të pronës publike. Ndërkohë familjarët dhe të afërmit e protestuesve vazhdojnë te jenë grumbulluar përpara Drejtorisë së Policisë në Tiranë.

 

Që prej së dielës, 13 prej të arrestuarve ndodhen në Drejtorinë e Policisë se kryeqytetit, ndërsa pjesa tjetër në Komisariatin e Policisë së Kukësit.

 

Të shtunën protestuesit u përplasën me policinë në “Rrugën e Kombit” duke hedhur në drejtim të tyre gurë dhe sende të tjera të forta, si dhe shkatërruan sportelet e koncesionarit që do mbledhë taksën për automjetet që do kalojnë përgjatë kësaj rruge. Ata kërkojnë nga qeveria që të rishikojë vendimin pasi çmimi 5 euro është tepër i lartë.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re