Nga nesër maskat do të bëhen te detyrueshme, por ministria ka bërë publike edhe disa përjashtime.

Kështu, përjashtohen të gjitha rastet kur përdorimi i maskës dëmton shëndetin sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Po ashtu të përjashtuar nga përdorimi i maskës janë personat që ushtrojnë aktivitet sportiv apo edhe ata që lëvizin me biçikletë.

RASTET PËRJASHTIMORE TË PËRDORIMIT TË BARRIERËS MBROJTËSE (MASKËS) janë:

Në të gjitha rastet kur përdorimi i maskës dëmton shëndetin sipas rekomandimit të mjekut të familjes*).
Nga persona me sëmundje që i bëjnë të paaftë për përdorimin maskës*).
Gjatë ushtrimit të aktiviteteve sportive.
Nga persona të cilët lëvizin të vetëm me biçikletë, motoçikletë apo monopatinë.
Kur në makinë është vetëm drejtuesi i mjetit ose persona që kanë lidhje familjare me të
Në aktivitete që mund të shkaktojnë lagien e maskës, si p.sh. gjatë larjes në pishinë, liqen ose në det.
Në shtëpi me anëtarët e ngushtë të familjes.

Drejtoresha e ISHP, Albana Fico tha se atyre që për shkak të moshës, shëndetit ose për arsye të paaftësisë nuk bartin maskë, do t’u kërkohet dokumentacioni shëndetësor që verifikon statusin aspo vërtetimi respektiv.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re