Nesër do të mbahet në Shkup mbledhja e dy qeverise, asaj të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

 

Kryeministri Rama do të takohet me homologun e tij, ku priten që të nënshkruhen disa marrëveshje të rëndësishme dypalëshe.

 

Analisti Albert Musliu në një lidhje live për Vizion Plus tha se të dyja palët kanë interes për zbatimin e marrëveshjeve që do nënshkruhen, pasi sipas tij në këtë mënyrë do thithin më shumë fonde europiane.

 

“Mbledhja e dy qeverive duhet parë në dy aspekte, për krizën energjike, integrimin, por edhe në aspektin politik. Bëhet fjalë jo vetëm për takimet që janë të zakonshme. Të dyja palët kanë interes që ta gjejnë vetveten sëbashku në këto procese edhe për shkak të thithjeve të fondeve, përmendet infrestruktura, pëqrafrimi në sferën e energjitikës. Këto janë dy sferat që mund të përfitojnë më shumë nga fondet europiane”, tha ai.

 

Analisti e përmbylli fjalën e tij duke thënë: “Uroj që nesër prezantimi para mediave i dy kryeministrave të jetë me qëndrime pozitive dhe me përfundimin e nënshkrimit të marrëveshjeve por dhe me një dinamikë për zbatimin e të njëjtave”

 

Analisti gjithashtu vuri në dukje edhe faktin që gjysma e kabinetit qeveritar të Maqedonisë së Veriut është shqiptar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re