Pesë vjet pas mbledhjes së parë, qeveria shqiptare dhe ajo e Malit të Zi do të ulen së bashku në të njëjtën tryezë për të diskutuar projektet, që kanë rëndësi për të dy vendet tona.
Mbledhja e qeverive do të zhvillohet në Podgoricë dhe projekti kryesor që kryeministrat Rama dhe Dritan Abazoviç do të firmosin, është ndërtimi i urës mbi lumin Buna.
Takimi do te nise në orën 10.30 dhe në orën 13.00 është parashikuar firmosja e nëntë marrëveshjeve dhe memorandumeve në fushat e energjisë, peshkimit, mbrojtjes dhe shëndetësisë.
Gjithashtu do të nënshkruhet edhe marrëveshja për hapjen e kufirit të përbashkët në kalimin Shën Nipollë-Pulaj në territorin e republikës së Shqipërisë.
Mbledhja e parë e përbashkët e qeverise shqiptare dhe asaj të Malit të Zi u zhvillua në Shkodër në 3 korrikun e vitit 2018.