Marshimi që nisi te sheshi “Skënderbej”, në orën 18:00 vijon ende edhe pas rreth 5 orësh.
Tiranë prej 10 ditësh ndodhet “nën pushtetin” e protestuesve. Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Shembull, qytetari, energji, rini. Kjo protestë ndër më madhështoret, si për nga pjesëmarrja po ashtu edhe për nga qëndresa dhe vendosmëria e tyre.
“Edi Rama jep dorëheqjen”, jehoi gjatë gjithë protestës.
Tubime janë organizuar edhe në shtete të tjerë ku jetojnë shqiptarët, të cilët i janë bashkuar kësaj proteste që mori zë në Tiranë. Duhet ritheksuar se protesta e organizuar në Tiranë, jehoi edhe jashtë kufijve. Ndërsa nesër më 10 qershor është bërë thirrjet që tubimit t’i bashkohet edhe Diaspora.
Me thirrjet “Revolucion”, “Shqipëri e Re”, Edi Rama në burg Berisha në burg”, qytetarët kërkojnë largimin e kësaj qeverie dhe theksojnë se nuk do të dorëzohen deri në dorëheqjen e Ramës.
