Nga nesër, në orën 13:00 deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit, gjithçka do të jetë e mbyllur, njësoj si në dy fundjavat e shkuara resht.

Kryeministri Edi Rama e ka dhënë këtë njoftim në rrjetin social Facebook, duke thënë se në këtë orar, nga e shtuna dhe gjatë gjithë ditës së dielë deri të hënën në mëngjes, do të jenë të gjithë në shtëpi.

Nuk do të lejohet qarkullimi as i automjeteve, as i këmbësorëve, përvec atyre të forcave të rendit dhe të ushtrisë, transportit të mallrave dhe kompanive mediatike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko