Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se vaksina e gripit ka mbërritur në vendin tonë dhe nesër do të bëhet vaksinimi i kategorisë së parë. Në emisionin “Open”, Manastirliu tha se të parët që do të vaksinohen janë mjekët.

“Vaksina ka ardhur në vendin tonë. Vaksinimi do të fillojë nesër ku fillimisht do të vaksinohen stafi mjekësor. Pastaj do të shikohen kategoritë e riskut. Ndër ato kategorik janë të sëmurët kronikë. Pastaj do shikohen me interes mësuesit dhe fëmijët 2 deri në 4 vjeç.

Në vaksinat i kemi porositur që në Korrik këto vaksina. Nesër, datë 30 shtator do të fillojë vaksinimi për gripin”, tha Manastirliu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re