Analisti Ben Andoni, gjatë një lidhje në “Skype” për “Fax Neës” ka folur për situatën politike në prag të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Gjatë fjalës së tij, Andoni theksoi se ditën e diel do të zhvillohen zgjedhje të qeta pa tensione politike pasi sipas tij qeveria kërkon që të krijojë një imazh të mirë.

Analisti i njohur gjithashtu theksoi se sido që të jetë rezultati i kutive lokale nuk priten që të bëhen zgjedhje të parakohshme. Ai gjithashtu mendon se PDK ka marrë një goditje shumë të madhe, pasi një pjesë e njerëzve të saj kryesor, përfshirë ish presidentin Veseli apo Thaci janë në Hagë.

Priten të kemi tensione? “Nuk besoj se o të ketë tensione, qeveria e Kosovës ka marrë nismën për të bërë zgjedhje të mira pasi kjo i duhet para të gjithave për imazhin e jashtëm por edhe për problematikat e mëdha të brendshme. Vetvendosja ka disa kohë që nuk është në kuotën e saj më të lartë në Kosovë për shkak të qasjes së saj në politikat e brendshme por kjo nuk e pengon që të ketë një diferencë me formacionet e tjera politike, sidomos PDK e cila e rivalizon dhe LDK që janë forca gati të njëjta opozitare. Besoj që në qytetet kryesore sic është Prishtina, Prizreni do të ketë qasje të vështira përballë kandidatëve.

Zgjedhje të parakohshme? “Nuk e besoj sepse shumica e partive sapo janë riformatuar, ju e keni parë që LDK është një parti me imazh të ri por me shumë problematika të brendshme, duhet të përpjekje e madhe për të futur një ideologji të re tek partia megjithëse ata janë një parti e mirëfilltë e qendrës së djathtë. Një parti me kanune politike të mira dhe nga partitë me përvojën më të gjatë poltike në Kosovë. Mënyra sesi LDK është orientuar në politikat e reja, në një farë mënyrë indukton edhe sensin për të pritur edhe pak që kjo parti të japë më të mirën e vet. Po ashtu edhe PDK ka marrë një goditje shumë të madhe, një pjesë e njerëzve të saj kryesor, përfshirë ish presidentin Veseli apo Thaci janë në Hagë dhe kjo parti është shumë e përplasur përbrenda nga valët e saj që në një farë mënyrë kërkojnë një lloj sensi më ndryshe ideologjik të saj dhe mos harroni që PDK është konsumuar jashtëzakonisht pasi ka qenë ose në pushtet ose në aleancë me partira duke e mbajtur në pushtet.

Tensionet në veri – “Serbët votojnë në Mitrovicën e veriut ose sic e quajnë ata komunën e cila është e ndarë në dy pjesë. Pjesa matanë urës e cila amdinistrohet nga shqiptarët dhe pjesa matanë urës organizohet nga pjesa sllave. Aty do të ketë pjesëmarrje normale pasi votohet për kandidatin serb ndërkohë që në pjesët e tjera ku serbët janë pjesë bashkë me shqiptarët unë besoj se do të vijojë normalisht. Serbët morën një goditje për kondrabandën duhet të votojnë për njerëzit e tyre që do të kenë qasje me pushtetin lokal që orientohet drejt pushtetit qendror të Kosovës për problemet e tyre. Ai aksion goditi më shumë kondrabandistët shqiptarë në veri të kosovës sesa ata serb. Nuk besoj se do të ketë një ndikim të madh sac mendohet.

Kush doli më i fituar Vucic apo Kurti? Kurti e përdori në mënyrë më të mirë aksionin të bërë vetëm pak orë para zgjedhjeve për kredon e tij politike dhe për të treguar që vetvendosjes energjinë më të madhe po ja marrin vendosja e autoritetit të saj në të gjithë territorin e Kosovës, sepse ne e dimë që zona e veriut dhe komuna e veriut të Prishtinës janë krejtësisht jashtë administrimit të Kosovës. Këto aksione Kosova me fuqinë e cunguar që ka është e vendosur që nëse i qëndron gjërave deri në vend mund të ushtrojë gjera të cilat mbrojnë dhe tregojnë sovranitetin e saj”, perfundoi Andoni.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re