Nesër parlamenti do të mblidhet në orën 17.00, mbledhje që do t’i kushtohet problemeve të qytetarëve. Por kjo seancë  pritet të  jetë e tensionuar për shkak të  vendimit që  opozita mori dy javë  më  parë se nuk do të  lejojë  asnjë mbledhje normale tëparlamentit.

 

Për me tepër 23 deputetët demokratë të cilët  janë përjashtuar nga parlamenti për 10 ditë  do të shkojnë nesër në  kuvend pavarësisht se sipas socialistë ve masa disiplinore ndaj tyre përfundon të  martën.

 

Kryetari i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi, ka njoftuar deputetë t që  të  takohen 30 minuta para seancës për të  shkuar së  bashku në  parlament. Bardhi ka vë në  në  dukje se masa disiplinore ndaj tyre nisi në  datën 20 dhe përfundon në  datën 29 tetor, ndaj opozita ka të  drejtë  të  marrë  pjese në  mbledhjen e parlamentit pasditen e 30 tetorit.

 

Mbetet e paqartë  se si do t’ia dalë  opozita të  jetë  pjesë  e seancës plenare, përsa kohë  që forcat e Gardës së  Republikës kanë marrë urdhër për t’i ndaluar 23 deputetët, përfshi Sali Berishën e Gazment Bardhin, të hyjnë në  godinën e parlamentit.

 

Kjo është mbledhja e parë  e parlamentit që  zhvillohet pasi SPAK-u publikoi akuzat ndaj liderit të  opozitës Sali Berisha për kompleksin Partizani.

 

Pavarësisht se deputetët e drejtuar nga Gazment Bardhi kanë mbajtur një qëndrim më  të kujdesshëm ndaj SPAK-ut se sa kolegët e tyre, që  mbështesin Sali Berishën, ata kanë vendosur sërish të  ulen së bashku në një tryezë për të pasur një aksion të përbashkët të opozitës në  parlament.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re