Në prag të ndeshjes kundër Polonisë, trajneri i Kombëtares Sylvinho, gjatë konferencës për shtyp nga Varshava, u shpreh se, Shqipëria është përmirësuar vitet e fundit.

 

“Unë mendoj se jemi përmirësuar shumë nga viti 2023. Flas për ciklin tim. Nga viti 2023 ka pasur përmirësim, po ashtu edhe Polonia. Kemi pasur dy Europianë. Kemi luajtur disa ndeshje të rëndësishme, përfshirë atë me Serbinë. Po është një nga ndeshjet më të rëndësishme. A do fle sonte? Prej dy muajsh praktikisht nuk fle…”, tha braziliani.

 

Sa i përket kundërshtarit të nesërm, Sylvinho tha se, Polonia nuk është skuadër që ka posedim topi dominant, por në tranzicione janë të fortë.

 

“Polonia nuk është skuadër që ka posedim topi dominant, por në tranzicione janë të fortë. Dominojnë në pjesë të caktuara të fushës. Ishin vetëm 3 pikë pas Holandës. Janë skuadër të mësuar në Europianë dhe Botëror. Në tranzicion të shënojnë lehtë, sepse kanë lojtarë me cilësi. Është një skuadër më e mirë se një vit më parë”, u shpreh Sylvinho.

 

Sa i përket dyshes Muçi-Mehmeti, nga të të cilët pritet shumë për shkak të formës së tyre të mirë që po kalojnë në Turqi dhe Angli, trajneri i Kombëtares tha:

 

“Muçin dhe Mehmetin i kemi parë të hënën dhe kemi bërë vetëm dy seanca. Është e vështirë për të vendosur si do të jetë zgjedhja. Janë lojtarë të cilët arrijnë të shënojnë. Ne duhet t’i përshtatemi situatës. E dimë që në rast se i hedhim në fushë, mund të bëjnë mirë.”

 

LEXO EDHE: “Do provojmë gjithçka për të realizuar ëndrrën”/ Gjimshiti: Nuk do jem vetëm për të ndalur Lewandowskin

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re