Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i koduar “Basso Profilo” në Itali, nga ku janë marrë si te pandehur të 50 persona. Nga përgjimet përveç kryebashkiakut Veliaj dhe ministrave të qeverisë Rama, rezulton i përmendur Presidenti Ilir Meta dhe këshilltari i tij, Ilir Kulla.
Në dosjen që duket se ka vënë në lëvizje drejtësinë italiane, përmenden emra politikanësh e biznesmenësh shqiptarë, por mbetet i paqartë roli i tyre, dhe nëse kanë mundur mafiozët italianë të vendosin kontakte të afërta me ta, në mënyrë që të përfitojnë leje ndërtimi apo benefite të tjera në Shqpëri.
E në këtë kontest, një prej emrave të përmendur është dhe ai i Presidentit të Republikës Ilir Meta, nga ish-zyrtari i Guardia Di Finazas Ercole D’Alessandro gjate një bisede me sekserin e Ndragetas, Antonio Gallo, me 23 shtator 2017.
“Kupton? Sepse nuk dua që të tjerët ta marrin vesh atë se çfarë po bëj. Duhet ta dish vetëm ti atë se çfare po bëj, sepse nëse nesër te prezantoj Presidentin e Republikës te Shqipërisë, ta prezantoj ty, nuk ja prezantoj Tomasso Bruttos e as Saverio Bruttos. U shpjegova“, thuhet në një pjesë të përgjimeve.
Por 6 muaj më vonë, përkatësisht më 23 mars 2018, sipas vendimit të Gjykatës së Catanzaros, përmendet emri i Ilir Kullës, këshilltarit të Presidenti Ilir Meta, në një tjetër bisedë mes Gallos dhe D’Alessandros:
“Tani që jemi atje, më të vërtetë, më ka telefonuar Kulla, që është presidenti. Ky, Ilir Kulla, Këshilltar i Presidentit te Shqipërisë. Mund të informohesh. Në Itali me Presidentin, mbërrijnë në Romë. Tani po marr një takim me të. Me Cafier De Rahon. Do të takohet me Cafier De Raho. E kupton. Por sinqerisht, të shkosh dhe të punosh për Tomasso Brutton… jo”.
Ndërkohë që lidhur me përmendjen e emrit të tij, ka reaguar dhe këshilltari i presidentit Meta Ilir Kulla, i cili mohon të gjitha akuzat. Duke iu referuar shkrimit të gazetarit Karlo Bollino, Kulla shkruan: Kapter Flluskes(perkthejeni iltalisht se e kam nje kat poshte shtepise dhe e njoh prej 22 vitesh), kapter flluska ti e di mire qe po te doja te te takoja Kreun e Antimafias De Raho s do merrja ne telefon as ty kapterri i Flluskave te Rilindjes as kete kapterrin e Katanxarros, por shefat e shefave qe ti kam sjelle Ty tek Bunkeri yt mes Tiranes dhe ti me luteshe ti prezantoja.
Jeni kaq qesharake saqe une ju sfidoj publikisht te vertetoni me prokurite ketu dhe pertej detit nese une kam takuar apo kam kerkuar ndonjehere takim me Shefin e Prokurorise Kombetare Antimafia De Raho apo Ju perfqsuesit e perfaqsuesve te Mafias ne Tirane keni takuar apo bere tendera apo ndertime ne Tirane apo diku tjeter me parate e Ndragetes apo Mafias ne Shqiperi. Hapni hetim te plote dhe beni trasparence ne cdo kohe.
Në këtë dosje, figuron dhe një tjetër shqiptar, Eno, i cili në përgjimet e datës 22 maj 2017, përmendet nga Antioni Gallo si bashkëshort i shefes se kabinetit të një zyrtari të lartë.
Antonio Gallo: Ne këtë pikë, nëse ma konfirmon, do të dëgjohem me Enon. Te shohim çfarë dokumentesh duhen. Gruaja është shefe e kabinetit e Presidentit, njeri i respektuar. Ndërsa, ministri i punëve publike, s’më kujtohet si e ka emrin, por është afër politikes, është një djalë që punon, operativ. E ka bërë këtë punë në të shkuarën me Kuesturën e Lumazias, pastaj mbeti në mes.
Përgjimet e prokurorisë, nënvizojnë interesat shumë milionëshe në ndërtimin e kullave si dhe paratë që duheshin paguar dhe këtu përmendet personi me emrin Niku.
Antonio Gallo thoshte se shqiptarët, përfshi edhe këtë Nik po kërkonin fonde për ndërtimin e disa gradaçelave në një lagje të mirë të Tiranës. Larussa ishte mbajtur në errësirë nga D’Alessandro ndërsa Gallo tregoi çdo detaj të operacionit. Ai tha se do të vinin në Itali disa shqiptarë për të diskutuar se si të “paketojnë” tenderin për të siguruar fitoren, gjithashtu shtoi se këta kishin kërkuar një pagese prej 20% të kontratës për t’u paguar menjëherë “cash”.
Në këto përgjime është folur edhe për tender në Ministrinë e shëndetësisë, ku ndër të tjera thuhet: “Uh… korrupsioni total…. tregu i lirë po, por ata kanë një kontratë… kur i shkon me 100 mijë… këto janë tuajat. Është vërtet e ligjshme. Për shembull, nëse mund të futemi në spitale… sepse ne gjithashtu furnizojmë kominoshe, doreza dhe maska, gjithçka që lidhet me spitalet”
Gjykata e Catanzaros ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 13 nga të akuzuar, 35 të tjerë në “arrest shtëpie”, mes tyre dhe shqiptar Henrik Baci, ndërsa për shqiptaren tjetër pjese e kësaj dosje Odeta Hasaj është vendosur masa detyrim paraqitje./Faxweb
/faxweb
