Skip to content

Netanjahu: vazhdojmë me sulmet në Siri pavarësisht nga S-300

Izraeli do të vazhdojë me sulme mbi objektiva në Siri, pavarësisht vendimit të Moskës zyrtare për t’i dhuruar Damaskut sistemin e raketave S-300, ka thënë kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu dhe theksoi se ai e kishte informuar zyrtarët rusë në lidhje me të.

Duke folur me gazetarët në Jerusalem, Netanjahu tha se ai foli me zv/kryeministrin Maxim Akimov dhe i tha se Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër asaj që e përshkruan si përpjekje e Iranit për të thelluar praninë e saj ushtarake në Siri.

Kryeministri izraelit shtoi se ai beson që mosmarrëveshja që ekziston midis Rusisë dhe Izraelit mbi çështjen e rënies se aeroplan rus Ilyushin Il-20 në bregun perëndimor të Sirisë, do të zgjidhet.

“Unë besoj se ne, me një sens të përbashkët dhe vullnetit të mire, do të arrijmë një zgjidhje e cila do të mundësojë vazhdimin e koordinimit të mirë në mes të ushtrisë së Rusisë dhe Izraelit”, tha Netanjahu.

Ai tha gjithashtu se pritet ë takohet së shpejti me presidentin rus Vladimir Putin për të diskutuar këtë bashkërendim.