Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi sot se deri në fundin e këtij viti, Izraeli do të braktisë UNESCO-n, organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.
Në mbledhjen e sotme të këshillit të ministrave të qeverisë së tij, Netanyahu konfirmoi se akoma i qëndrojnë deklaratës së bërë në shtator për dalje nga organizata në fjalë, shkruan aa.
“Urdhërova Ministrinë e Punëve të Jashtme që të dërgojë një letër para Vitit të Ri për të njoftuar daljen e Izraelit nga UNESCO. Ky është një veprim i nevojshëm në vazhdën e qasjes absurde dhe të njëanshme të kësaj organizate ndaj Izraelit, si dhe në përputhje me pikëpamjet e SHBA-ve të cilat i mirëpresim”, tha Netanyahu.
Po ashtu edhe SHBA-të këtë vit paralajmëruan se do të tërhiqen nga UNESCO deri në fund të vitit 2018 për shkak të nevojës për reforma dhe disponimit anti-izraelit. Netanyahu vendimin e SHBA-së për largimin nga UNESCO e quajti “të guximshëm”. /KosovaPost/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re