Izraeli nuk do të bashkëpunojë me Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) si pjesë e një hetimi mbi krimet e luftës në territoret palestineze, tha Benjamin Netanyahu të enjten.

“Izraeli ka vendosur të mos bashkëpunojë me ICC,” tha ai, duke shtuar se ICC nuk ka asnjë legjitimitet për të filluar një hetim kundër Izraelit.

Kujtojmë se Kryeprokuroja ICC, Fatou Bensouda nisi një hetim mbi krimet e pretenduara të luftës në territoret palestineze në fillim të marsit. Izraeli e refuzoi menjëherë dhe ashpër, ndërsa palestinezët e mirëpritën atë.

Sipas deklaratës, “kryeministri Netanyahu tha se ndërsa ushtarët izraelitë po luftojnë terroristët, Gjykata në Hagë ka vendosur të dënojë Izraelin”.

Netanyahu zhvilloi disa takime me zyrtarë të lartë të sigurisë dhe politikë për të përcaktuar përgjigjen e Izraelit.

Hetimi duhet të merret me një ofensivë të madhe izraelite në Rripin e Gazës.

Rreth 2,250 palestinezë, kryesisht civilë, u vranë në luftë. Në anën izraelite 74, kryesisht ushtarë.

“ICC morri një vendim që është në thelb të antisemitizmit dhe hipokrizit”, u përgjigj Netanyahu pasi filloi hetimi

 “Një institucion i ngritur për të mbrojtur të drejtat e njeriut mbron ata që i shkelin,” shtoi Netanyahu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re